Luftë çmimesh! Domatja në Berat me 30 lekë ndërsa në Tiranë me 120 lekë

10 Prill 2023 | 09:05

Fermeri Alban Çakalli tha për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se ndodh që domatja mund të shitet me çmime shumë të ndryshme në qytete të ndryshme të Shqipërisë, pasi nuk respektohen hallkat nga fermeri te tregtari.

“Ndodh që një domate shitet në Berat me 30 lekë ndërsa në Tiranë me 120 lekë dhe kjo ndodh sepse janë hallkat që shkojnë duke marrë gjithsecili nga ata tregtarët ose transportuesit x lekë të caktuar. Kjo pastaj shkon në kosto ndaj qytetarëve,” – u shpreh Çakalli.

Portali i Fermerit është një produkt i revolucionit digjital, që mundëson informacion në kohë reale mbi tregjet, çmimet, analizat ushqimore, skemat aktive të mbështetjes dhe instrumentet e financimit, kujdesin veterinar, ofertën e farmacive bujqësore, tipologjinë e grumbulluesve, mundësitë e tokave me qira, legjislacionin në fuqi e shumë informacione të tjera, duke iu bërë krah fermerit në jetën e tij të përditshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024