Avokati: Vetëm 3% e ngacmimeve në punë raportohen në polici
Ngacmimi seksual në punë është një fenomen shumë i zakonshëm, shumë i pranishëm, ndonëse jo gjithmonë raportohet në polici dhe bëhet publik duke e konsideruar si një tabu.
Avokati Meshar Selimaj tha për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se vetëm 3% e ngacmimeve në punë raportohen në polici.
“Gjatë punës sonë, edhe unë si avokat, por edhe në përgjithësi nga ajo që kam parë dhe hulumtuar nëpër evidencat kriminalisti në polici, prokurori dhe gjykata, del që është numri shumë i vogël, apo shumë i rrallë i raportimeve të ngacmimeve seksuale në vendin e punës,” – tha Selimaj.
Sipas një studimi të organizatës UN Women i cili u publikua së fundmi në Prishtinë, rezulton se në Kosovë 70 për qind e grave besojnë se ngacmimi seksual është dukuri e pranishme në vendin e punës, ndërsa vetëm 9 për qind deklarojnë se janë ngacmuar seksualisht vet ose njohin dikë që ka përjetuar një gjë të tillë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi