“Ata nuk flenë më gjumë”, të mbijetuarit e tërmetit në Turqi shfaqin probleme
Shumë prej tyre kanë frikë në flenë gjumë, të tjerë kanë frikë të qëndrojnë brenda mureve. Madje disa prej tyre kanë nisur të kenë frikë edhe nga malet që kanë qenë burimi i tyre i mirëqenies.
Të mbijetuarit e tërmetit katastrofik në Turqi , e sidomos në Antakia e lashtë, po vuajnë në heshtje fatkeqësinë që vrau më shumë se 50,000 njerëz dy muaj më parë. Cuma Zobi e njeh mirë këtë ndjenjë.
“Unë nuk fle më, shkoj në shtrat në orën 3 të mëngjesit dhe zgjohem në 5, 6 të mëngjesit, Edhe djali im ishte në Antalia dhe tani është kthyer të më shohë për një javë, zgjohet disa herë duke bërtitur natën, për shkak të tërmetit,”-tha Cuma Zobi, roje sigurie.
Psikiatri vullnetar Eralp Turk përpiqet të shërojë ankthin duke u endur rreth zonës së fatkeqësisë me një kuti plot me pilula në makinën e tij dhe një bllok shënimesh për regjistrimin e emocioneve.
“Tre çrregullimet mendore më të shpeshta me të cilat përballemi aktualisht janë reagimet e rënda të stresit, reagimet e pikëllimit të lidhura me humbjet dhe së fundi rishfaqja e sëmundjeve të vjetra psikiatrike që janë zgjuar nga tërmeti te pacientët,”-tha Eralp Türk, psikiatër vullnetare në zonën e tërmetit
Në ditën e fatkeqësisë, foshnja e Sevgit ishte vetëm 15 ditëshe. Tani kjo nënë e re jeton me frikë.
“Ka pasur tërmet dhe ende toka dridhet nganjëherë. Kështu që padyshim ndiej frikë. Dhe nuk është në frikë vetëm për mua, por për fëmijën tim, ne jemi të shqetësuar”,-tha Sevgi Dagli.
Shumë nga qytetarët që humbën shtëpitë e tyre po shfaqin simptoma të çrregullimit të stresit post-traumatik e ndoshta do të duhet shumë kohë të rimarrin veten.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës