Libra për shqiptarët në Serbi, të rinjtë në Pogradec bëhen pjesë e nismës

10 Prill 2023 | 15:56

“Dhuro një libër për bibliotekën e Bujanovcit” është nisma e re ndërmarrë nga bashkia e Pogradecit.

Kjo iniciativë nisi pas kërkesës së kryetarit të komunës së Bujanovcit në vizitën e fundit në Pogradec, i cili tregoi se shqiptarët në Serbi “vuajnë” mungesën e literaturës shqiptare.

“Kjo ide nisi në fund të muajit Mars ku të gjithë kryetarët e bashkive të Maqedonisë, Kosovës por edhe komunave shqiptare serbe ishin në Pogradec. Kryetari i komunës Bujanovc në fjalën e tij shprehu me dhimbje se biblioteka e këtij qyteti ka mungesë të librave dhe autorëve shqiptare të cilët janë në mungesë të theksuar dhe banorët e kësaj komune janë në kërkim të këtyre librave “,-tha Entela Gusho, nënkryetare e Bashkisë Pogradec.

Thirrja është përqafuar edhe nga të rinjtë e qytetit, ku dy prej tyre janë fiksuar nga kamera e Euroneës Albania duke dhuruar libra për bashkëkombësit e tyre në Serbi

“Dëgjova për thirrjen që ndërmori bashkia Pogradec lidhur me dhurimin e librave për bibliotekën e Bujanocit në luginën e Preshevës, marrëdhënia ime me librin është e shenjtë dhe isha e frymëzuar të merrja pjesë në këtë nismë. Kam vendosur të dhuroj librin e Mitrush Kutelit sepse mendoj që libri është arma me e forte për te lidhur njerëzit, sidomos bashkëkombësit tanë”,-tha nxënësja Fjona Danglli.

“Vendosa të dhuroj një libër e shumë të tjerë që kam në shtëpi sepse u bëra pjesë e kësaj nisme, përsa i përket pasurimit të bibliotekës se Bujanocit. Pasioni që kam për librin e duke ditur që persona të tjerë nuk e kanë të njëjtën mundësi që kemi dhe ne për të lexuar shqip, do dhuroj një pjesë të librave të mi”, -tha Loridela Beqari.

Deri më tani janë mbledhur mbi 200 libra me autorë të ndryshëm shqiptarë, të cilat më pas do të dërgohen drejt Luginës së Preshevës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë

Erisa Fero ka fituar sot lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale. Ajo u arrestua në dhjetor të vitit 2022,...
10:23 | 15/07/2026

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026