“Në garë u futa për fitore”, Roland Bejko: Do e mund Veliajn, kam besim te qytetarët
Roland Bejko i ftuar në “Now” tha se beson se do e mund kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn në zgjedhjet e 14 majit.
I pyetur nga gazetari Roland Qafoku sesi e parashikon 15 majin. Bejko është përgjigjur se nëse do e shikonte veten të humbur nuk do futej në zgjedhje. Ai gjithashtu tha se është personi i duhur për të sjellë ndryshimin.
Unë besoj shumë te qytetarët që janë kundër tyre, që mendojnë vetë, bëjnë analiza dhe injorojnë patronazhistët dhe aktivistët, që duan të çlirohen nga kjo klasë politike dhe nga këta administratorë që janë administratorë, që janë shërbëtorë të klasës politike të shefave të tyre. Në rast se duan një model të tillë unë mendoj e jam i duhuri. Unë në këtë garë jam futur shumë seriozisht.
Jam futur për të fituar. Aty përtej janë qytetarët që mbase mbi 70% janë kundër tyre. Nëse nisesh në luftë dhe nuk beson në fitore më mirë mos u nis. Unë besoj se do fitoj, do kuptohem me qytetarët edhe pse është kohë e shkurtër”, tha për Euronews Albania Roland Bejko.
LEXONI GJITHASHTU:
Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 09:16 Elon Musk rrezikon statusin e trilionerit pas rënies së aksioneve të SpaceX dhe Tesla-s
- 09:07 Konferenca për rindërtimin e Ukrainës pas luftës, Zelenskyy nuk do të marrë pjesë. Shkak tensionet me Poloninë
- 08:54 Fenomen që ndodh çdo 80 vjet, një yll i ri pritet të shfaqet në qiell deri më 25 qershor
- 08:53 Tajvani në tension: Koha e paralajmërimit për çdo sulm nga Kina po shkurtohet
- 08:40 Mbledhja me drejtuesit politikë të qarqeve, Rama mbërrin në selinë e PS (VIDEO)
- 08:40 Vatikani refuzon propozimin për të lejuar gratë të drejtojnë predikimet në meshë