VIDEO| Përgatitjet për hapjen e fushatës së PS, lahet statuja e kalit të Skënderbeut
Partia Socialiste hap këtë të martë fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 14 Majit.
Organizatorët kanë menduar si ambient për mbajtjen e ceremonisë për nisjen e fushatës lulishten pranë sheshit Skëndërbej.
Euronews Albania ka mundur të sigurojë edhe pamje nga përgatitjet që po kryhen për ceremoninë që pritet të mbahet në orën 18:00.
Përgatitjeve nuk i ka shpëtuar as statuja e kalit të Skënderbeut në qendër, e cila si rrallëherë po lahet nga organizatorët.
Ndryshe nga fushatat e tjera, më herët vetë kryeministri Rama ka deklaruar se selia rozë këtë vit do të ketë një fushatë ndryshe, ku në fokus të saj do të jenë mbjelljet e pemëve.
Për këtë, edhe e marta pasdite nuk do të jetë një hapje tradicionale e fushatës; por pas një fjale të kryeministrit dhe prezantimit të kandidatëve, do të mbillen pemë.

LEXONI GJITHASHTU:
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona