Balla takim me të rinjtë: Ndërtojeni Europën në vendin tuaj

11 Prill 2023 | 14:10

Kryetari Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe njëkohësisht drejtuesi politik i qarkut Fier Taulant Balla, së bashku me kryetaren e bashkisë Lushnje, Eriselda Sefa kanë zhvilluar një takim me të rinjtë e këtij qyteti.

Balla u është drejtuar të rinjve që ta ndërtojnë Europën këtu në atdheun e tyre si dhe ta shohin politikën si një instrument të domosdoshëm për t’u përfshirë në vendimmarrje.

“Çdo i ri dhe e re duhet ta shohë politikën si një instrument të domosdoshëm dhe të pazëvendësueshëm për t’u përfshirë në vendim-marrje. Është e thjeshtë të thuash kjo apo ajo s’bën, ose kjo duhet ndryshuar, pa thënë si mund të bëhet më mirë. Nëse ke një ide për të ndryshuar gjërat në universitet, në komunitet apo në qytetin tënd duhet bëhesh pjesë e vendim-marrjes, mjaft më me atë shprehjen “s’dua të përfshihem”.

Për ne shqiptarët dielli lind andej nga perëndon, por mos harroni duhet të vazhdojmë ta ndërtojmë Europën këtu në atdheun tonë. Partia Socialiste e Shqipërisë mbetet gjithmonë partia më e hapur dhe më mbështetëse ndaj të rinjve, të cilët shohin sot tek ne të vetmen fuqi transformimi”, theksoi Balla.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026