‘Na ka shpëtuar djali, është gjë e madhe’, flet për Euronews Albania tezja e Ndrecës
Të afërmit e kreu të Grupit të Rithemelimit në Vaun e Dejës Benard Ndreca, kanë folur për mikrofonin e Euronews Albania, në lidhje me shpërthimin me tritol që ndodhi në automjetin e Ndrecës këtë të martë.
Ata thanë se Ndreca nuk ka pasur probleme me asnjë person, ndërsa shprehen të lumtur që i afërmi i tyre është shëndoshë e mirë.
“Na ka shpëtuar djali është gjë e madhe. Unë jam tezja. Nuk ka pasur probleme me asnjë. Ka qenë i qetë. Nuk ka shok si veten”- thotë tezja e Benard Ndrecës.
Kujtojmë se atentati me tritol u shënua mëngjesin e kësaj të marte në Vaun e Dejës. Objektiv ka qenë kreu i Rithemelimit në degën e Vaut të Dejës, Benard Ndreca i cili sapo kishte hipur në mjet dhe pranë i ndodhej e ëma. Si pasojë e shpërthimit, nuk ka pasur të lënduar, vetëm dëme materiale çka lë të kuptohet se sasia e tritolit ka qenë e vogël.
Euronews Albania ka siguruar pamjet nga momenti kur dy persona të maskuar kanë vendosur sasinë e lëndës plasëse në mjet si dhe të momentit të shpërthimit.
Benard Ndreca në një prononcim për mediat u shpreh se nuk ka konflikte me askënd dhe se ky është një sulm i hapur politik.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona