Rasti i rrallë! Pacienti jeton pa stomak, pa pankreas dhe pa një pjesë të zorrëve
Kirurgu u përgjithshëm, Fabjan Mustafaj, foli në lidhje me operacionet e vështira të trupit dhe kryesisht të organeve.
Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ai tregoi raste kur është dashur të heqin stomakun, pankreasin dhe një pjesë të zorrëve pasi ishin prekur nga kanceri.
Mjeku theksoi se personi jetoi falë lidhjes së organeve të mbetura, ndërkohë që kanceri ishte hequr.
“Kemi hequr disa organe. Kur kemi një kancer stomaku që ka infiltruar zorrën e trashë, ka infiltruar dhe pankreasin, kemi bërë heqje të stomakut, heqje të një pjese të zorrës së trashë dhe heqje të pankreasit. Kemi siguruar vazhdueshmërinë e jetës, duke bërë lidhjen e organeve të mbetura me zorrën e hollë. Pankreasi mund të hiqet plotësisht, por qëndron vetëm një gjë, enzima që përmban pankreasi duhet t’i marrim nga goja, pra duhet të marrim ushqimet e duhura. Pankreasi është shumë i rëndësishëm por hiqet kryesisht për kancer”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta