Trump padit ish-avokatin e tij 500 milionë dollarë
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka paditur ish-avokatin e tij për 500 milionë dollarë me pretendimin për shkelje të kontratës. Ai thotë se Michael Cohen ka shkelur detyrën e tij si avokat. Padia vjen mes sulmeve të përshkallëzuara nga aleatët e Trump ndaj Cohen, i cili është një dëshmitar kyç në hetimet ndaj ish presidentit.
Një prokuror i Manhatanit javën e kaluar e akuzoi Trumpin për mashtrim në lidhje me pagesat e parave ndaj një ylli porno.Veprimi ligjor, i paraqitur në një gjykatë federale të Floridës, gjithashtu akuzon Cohen për “deklarata të pahijshme, egoiste dhe keqdashëse për ish-klientin e tij, anëtarët e familjes dhe biznesin e tij”.
Cohen punoi si avokat i Trump për më shumë se një dekadë. Por të dy patën një mosmarrëveshje pas zgjedhjeve të 2016, pasi hetuesit filluan të shikonin disa nga ndihmësit e Trump.Në vitin 2018, Cohen u dënua me tre vjet burg dhe një gjobë pasi u deklarua fajtor për akuzat për mashtrim dhe shkelje të financimit të fushatës.
Tani jashtë burgut, Cohen është bërë një kritik i fortë i Trump. Ai ka shkruar një libër dhe organizon një podcast, të cilat Trump i përmend në padi. Ai thotë se Cohen ka sajuar biseda dhe gabimisht e ka quajtur Trump një “racist” në librin e tij të vitit 2020 “Disloyal”.
LEXONI GJITHASHTU:
- SHBA sanksionon mbi 120 subjekte që mbështesin pushtimin rus të Ukrainës
- Lazimi: Ju tregoj çfarë i ndodhi Bolivisë që iku nga Gjykata e Arbitrazhit
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni