Pogradec/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, shpëtojnë dy të moshuarit

13 Prill 2023 | 09:05

Mëngjesin e ditës së sotme në katin e pestë të një pallati në Pogradec ka shpërthyer një bombol gazi.

Konkretisht ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.5 ku fatmirësisht nuk ka të plagosur.

Në momentin e shpërthimit në banesë kanë qenë dy të moshuar të cilët sipas tyre kanë qenë duke konsumuar kafen e mëngjesit teksa bombola ka rrjedhur gaz e më pas ka shpërthyer.

Për pasojë shpërthimi ka shkaktuar dëme të shumta materiale ku dritarja e banesës nga kati i pestë ka rënë poshtë në tokë duke rrezikuar jetë njerëzish.

Kjo rrugë është një nga rrugët më  të populluara dhe me numrin më të madh të qytetarëve gjatë orëve të mëngjesit. Policia dhe zjarrfikësit në vendngjarje për hetimet përkatëse.

Pamje nga vendi i ngjarjes
Pamje nga vendi i ngjarjes

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026