Çfarë është “darka mistike”? Katekisti tregon rëndësinë e të enjtes së madhe

13 Prill 2023 | 09:12

Katekisti Aleksandër Dimroçi shpjegoi për “Good Morning Albanians”, rëndësinë e madhe të darkës mistike. Sipas tij, kjo darkë është kaq e rëndësishme pasi kujtohet darka ku krishti themeloi misterin e eukaristisë hyjnore, ose të kungatës së shenjtë.

“Në fakt sot është e enjtja e madhe, kemi hyrë në javën e madhe e të shenjtë siç e quajmë ne të krishterët ortodoks. Një javë e madhe në të cilën rrezatohen të gjitha ngjarjet e zotit Jezu Krisht përpara se ai të arrinte në finalizimin e misionit të tij, pra të kryqëzohej, të jepte jetën e vetë dhe ditën e tretë, të Pashkës të ringjallej.

Pra është një javë që i paraprin ditës së ngjarjes. Është shumë e rëndësishme për ne të krishterët ortodoks, sepse këto ngjarje nuk janë thjesht historike. Janë disa etapa të durimit të padrejtësisë, të vuajtjes të dhimbjes, ai i bëri të gjitha këto në mënyrë vullnetare për të dhënë gjakun e tij në kryq, ajo ngjarje që ne festojmë që kujtojmë të premten e madh edhe të shenjtë, kryqëzimin e zotit, atje ku zoti deri gjakun e tij, është një moment final i javës së madhe për të arritur më pas në ditën e  tretë me ngjalljen e tij. Sot, të enjten e madhe ne kujtojmë darkën mistike.

Quhet darka mistike sepse zoti në këtë moment në këtë darkë themeloi misterin e eukaristisë hyjnore, ose të kungatës së shenjtë. Ai tha merrni e hani, ky është trupi im. Mori dhe kupën me verë, e bekoi dhe u lut e tha, pini të gjithë, ky është gjaku im, që derdhet për ju, për ndjesën e mëkateve. Në kishën ortodokse arsyeja se pse bëhet liturgjia hyjnore është ky mister, misteri i eukaristisë hyjnore”,-tha katekisti për Euronews Albania.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024