Norvegjia dëbon dhe shpall “non grata” 15 diplomatë rusë: Akuzohen për spiunazh

13 Prill 2023 | 18:22

Autoritetet në Norvegji kanë dëbuar nga vendi 15 zyrtarë rusë, të akuzuar për spiunazh nën petkun e diplomatëve.

Ministrja e Jashtme Anniken Huitfeldt ka deklaruar se Norvegjia nuk do t’i lejojë Moskës që ta përdorë ambasadën e saj si bazë për operacione të fshehta.

Bëhet fjalë për rastin më të fundit të dëbimit të diplomatëve rusë, që nga nisja e pushtimit të Ukrainës vitin e kaluar.

Kremlini ka deklaruar se do të reagojë dhe se po vlerëson përgjigjen e duhur, ka bërë të ditur agjencia e lajmeve “Tass”.

Zyrtarët norvegjezë i kishin mbajtur nën mbikëqyrje për njëfarë kohe individët përpara se t’i shpallnin ata persona “non grata”, thuhet në një komunikatë qeveritare.

Për pasojë, ata duhet të lënë vendin së shpejti, por detaje mbi aktivitetet e tyre nuk janë publikuar.

Qeveria në Oslo deklaroi gjithashtu se, Rusia përbën “kërcënimin më të madh” me të cilin përballet vendi dhe se ky kërcënim po rritet përballë përkeqësimit të situatës së sigurisë në Evropë.

Norvegjia ndan 197 kilometra kufi tokësor me Rusinë në Arktik dhe marrëdhëniet e tyre kanë pësuar një rënie në nivel për shkak të krizës ukrainase.

Edhe pse nuk është vend anëtar i Bashkimit Evropian, Norvegjia ka vendosur sanksione të shumta ndaj Federatës Ruse.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s

Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s, tha sot kryeministrja italiane Giorgia Meloni pas bisedës me kolegët e saj francezë, gjermanë, britanikë dhe...
22:38 | 24/06/2026

Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit

Evropianët po vuajnë nga vala e fundit e të nxehtit, për të cilën ekspertët thonë se po “përforcohet nga ngrohja afatgjatë” – jo nga El...
18:25 | 24/06/2026

BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze

E përballur me rezistencë të përtërirë nga Hungaria, BE-ja është detyruar të ndryshojë planet dhe tani synon të zhbllokojë dy, në vend të pesë, grupeve...
18:18 | 24/06/2026