“Me Escobarin, Alibeaj foli për non grata” – Deputetja zbardh takimin në PD
Deputetja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri tha në një intervistë për Euronews Albania se fakti që përfaqësuesi i lartë i SHBA, Gabriel Escobar takoi Enkelejd Alibeajn në zyrat e reja të PD është tregues i mbështetjes së SHBA.
Pampuri u shpreh se në takimin me Escocar u fol edhe për “non grata”, teksa siç tha PD shprehu qëndrimin e vet të qartë ndaj të gjitha figurave non grata si brenda dhe jashtë partisë.
“SHBA me përfaqësuesin e tyre në Ballkanin Perëndimor kanë një mbështetje ndaj çdo force properëndimore dhe pro euro-atlantike dhe mbështetja ndaj qëndrimit konstant të grupit ishte e qartë. Kjo u duk në faktin që takimi u bë me Alibeajn dhe në zyrat e reja të PD. U diskutua për rekomandimet e OSBE për pastërtinë e kandidatëve dhe u shpreh mbështetja e plotë ndaj PD. Në një vend si Shqipëria të anatemohet një diplomate amerikane, është e papranueshme, ajo shpreh qëndrimin e SHBA. Nuk e kemi dëgjuar në asnjë vend të Evropës të anatemohet një ambasadore. Kemi bërë të qartë qëndrimin tonë ndaj të gjitha figurave non grata, si brenda dhe jashtë PD”, tha Pampuri.
LEXONI GJITHASHTU:
- Alibeaj zbardh bisedën me Escobar: Temë e diskutimit ishin dhe zhvillimet në PD
- Tërhiqet nga gara një tjetër kandidat i Alibeajt
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës