VIDEO| Protestuesit në Francë mësyjnë dhe djegin dyqanin e markës luksoze LVMH

13 Prill 2023 | 20:36

Qindra mijëra njerëz demonstruan anembanë Francës të enjten, ndërsa sulmuan dhe dogjën dyqanin e kompanisë luksoze LVMH.

Grumbulli ishte në vazhdën e protestave kundër planeve të Emmanuel Macron për të rritur moshën minimale të pensionit nga 62 në 64 vjeç.

“Po kërkoni para për të financuar pensionet? Merreni nga xhepat e miliarderëve”, tha sindikalisti i Sud Rail Fabien Villedieu, ndërsa dyqani i LVMH u mbush me tym të kuq nga flakët.

Grupi luksoz, markat e të cilit përfshijnë Louis Vuitton dhe Christian Dior, është në pronësi të Bernard Arnault, personi më i pasur në botë, pasuria e të cilit i kalon 200 miliardë dollarë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by PERFECT (@theperfectmagazine)

Një makinë Mercedes dhe kazanët u dogjën në qytetin perëndimor të Rennes dhe protestuesit dhe policia u përleshën në Nante, një pikë tensioni në javët e fundit. Gaz lotsjellës u hodh në Rue de Rivoli në qendër të Parisit pas përleshjeve pranë një dyqani.

Presidenti francez është nën presion për të përcaktuar se si qeveria synon të qetësojë opinionin publik dhe të ecë përpara nëse ndryshimet jopopullore të pensioneve vërtetohen nga këshilli kushtetues të premten.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026