“Kandidatura ime shqetëson bandat e Vorës”, Hoxha reagon pas deklaratës së Alibeaj
Kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë”, Indrit Hoxha, ka reaguar me anë të një shkrimi në rrjetin social Facebook në lidhje me deklaratën e Alibeaj, i cili është shprehur se në Vorë nuk paska nxjerrë kandidat, për shkak të bandave majtas dhe djathtas.
Hoxha ka thënë se ai vetë po kandidon në emër të gjithë demokratëve pikërisht për të luftuar këto banda. Ai thotë se këto të fundit janë shqetësuar nga kandidatimi i tij.
“Sot Enkelejd Alibeaj është shprehur se në Vorë nuk paska nxjerrë kandidat, për shkak të bandave majtas dhe djathtas. E vërteta është se kandidatura ime në Vorë është pikërisht për të luftuar bandat që kanë zaptuar Vorën dhe e kanë kthyer në simbol të krimit të pushteti lokal të Edi Ramës.
E vërteta është se në Vorë të gjithë demokratët janë bashkuar si kurrë më parë për të larguar krimin nga Bashkia Vorë. E vërteta është se demokratët, të cilët dua ti falenderojë nga zemra, u bashkuan dhe lanë interesat individuale për një qëllim: Largimin e krimit dhe bandave nga Vora.
E vërteta është se kandidatura ime ka shqetësuar bandat e Vorës sepse e kanë shumë të qartë se pushteti i tyre më 14 maj merr fund dhe bashkia i kthehet qytetarëve. Unë jam kandidati i të gjithë demokratëve dhe njerëzve të ndershëm e punëtorë të Vorës. Kurrë në jetën time s’kam pasur të bëjë me krimin.
Përkundrazi, e kam denoncuar dhe akuzuar në çdo dalje time publike, madje me fakte, dhe kam ngritur akuza penale kundër tyre. Gjëja e parë që do të bëj më 15 maj është kthimi në ligjshmëri dhe dekriminalizimin e Bashkisë Vorë, në të mirë të njerëzve të Vorës dhe interesit të përbashkët. Unë do të kem vetëm banda muzikore në fushatë dhe në qeverisjen e Vorës, asnjë lloj bande tjetër. Të gjithë bashkë më 14, për të larguar korrupsionin dhe krimin nga Bashkia Vorë”,-ka shkruar në reagimin e tij kandidati i “Bashkë fitojmë” për bashkinë e Vorës.
LEXONI GJITHASHTU:
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim
Momente paniku në Madrid, qindra persona evakuohen nga zjarri në rrokaqiellin 49-katësh
- 19:32 Dorëshkrimi i panjohur i Mozartit zbulohet në Francë, shtatë vepra të reja dëgjohen për herë të parë
- 19:27 Kina kryeson listën botërore të superkompjuterëve me “LineShine” në vend të parë
- 18:59 Rama poston videon: Bufi i kthyer në Flamingo
- 18:58 Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e ardhshme në Zvicër
- 18:56 Bill Gates: Epstein kishte ndërmend të më shantazhonte për lidhjet e mia jashtëmartesore
- 18:55 Irani eksporton 40 milionë fuçi naftë brenda qershorit