“Frymëmarrje për Tiranën”, PD nis fushatën në kryeqytet, Bejko: Do shkoj në çdo derë
Në ditën e parë të fushatës për zgjedhjet e 14 majit, Roland Bejko, kandidat i Partisë Demokratike për Tiranën, prezantoi ekipin dhe programin elektoral.
Me sloganin “Frymëmarrje për Tiranën”, Bejko u shpreh se ai ka eksperiencën dhe vullnetin e duhur për të drejtuar kryeqytetin.
“Kjo fushatë nuk do jetë e vështirë, për mua, përkundrazi do jetë e lehtë. Unë kam besuar dhe besoj se fushata më e mirë është ajo e të shkuarit derë më derë e të takuarit sa më shumë qytetarë dhe të shtrëngosh sa më shumë duar”, Roland Bejko, Kandidat i PD për Tiranën
Përtej shpalosjes së planit dhe strategjisë elektorale për këto zgjedhje, Bejko nuk harroi të sulmonte pjesën tjetër të demokratëve.
“Unë i ftoj të gjithë ata që e quajnë veten të djathtë të votojnë Partinë Demokratike dhe kandidatin e Partisë Demkratike dhe të mos miklohen të votojnë që kanë qenë dikur të djathtë dhe kandidojnë sot nën flamurin e partive të majta. Çdo votë për ta i jep p[eshë partisë së Ilir Metës.
Ndërkohë, kryetari në detyrë i PD-së, Enkelejd Alibeaj shpjegoi pse kanë ngelur vetëm 14 kandidatë për kryetarë bashkie nga 20 që prezantoi fillimisht.
“Këto janë zgjedhje shumë të rëndësishme për shqiptarët. Ky është momenti për të bërë dallimin e madh. Zgjedhjet janë për shqiptarët. Janë të rëndësishme edhe për Partinë Demokratike”,-tha Enkelejd Alibeaj, kryetari i komanduar i PD-së.
LEXONI GJITHASHTU:
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe
Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë