50 raste të dhunës ndaj gazetarëve në Maqedoninë e Veriut gjatë pesë viteve të fundit
Gjatë pesë viteve të fundit në Maqedoni janë regjistruar mbi 50 sulme ndaj gazetarëve dhe punonjësve të tjerë mediatikë, ndërsa as dhjetë për qind prej tyre nuk janë zbardhur. Alarmi është dhënë nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë së Veriut. Kryetari Mallden Çadikovski kërkon ndryshimin e Kodit Penal në të cilin do të parashikoheshin dënime më të larta për ata që do të marrin guximin të dhunojnë gazetarët gjatë kryerjes së detyrës.
“Dhuna, shqetësimi dhe frikësimi i gazetarëve është sulm mbi demokracinë. Për fat të keq sulmet ndaj gazetarëve në Maqedoni janë të shpeshta. Kemi pasur raste kur edhe pjesëtarë të policisë dhe njësive speciale kanë qenë sulmues. Problemi kryesor mbetet shkalla e lartë e mos ndëshkimit të dhunës ndaj gazetarëve”, thotë Mlladen Çadikovski, kryetari i SHGM.
Shembulli i sulmit masiv ndaj gazetarëve ishte ngjarja e 27 prillit të vitit 2017 kur ishte zgjedhur si kryetar i Kuvendit Talat Xhaferi. Gazetarja Dushica Mërgja, e cila ka qenë viktimë e dhunës, është e dëshpëruar nga mungesa e drejtësisë për gazetarët.
“Tre vite më pas janë udhëhequr procese gjyqësore kundër 76 personave të akuzuar për vepra penale të ndryshme, për një pjesë ka edhe vendime të plotfuqishme. Në mesin e tyre nuk ka asnjë të dënuar ose procedurë gjyqësore kundër për shkak dhunës ndaj gazetarëve”, shprehet gazetarja Dushica Mërgja.
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 13:39 Autori i 7 rasteve të vjedhjes, vihet në pranga 29-vjeçari në Durrës
- 13:37 Spiropali-Berishës: A do ta çlirosh opozitën? Replikon kryedemokrati: Elisa, pëllumbesha në botën e çudirave
- 13:18 BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
- 13:04 Ngjarje e rëndë në Orikum! Humb jetën 75-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt pasi doli nga deti
- 12:58 Përplasje jashtë Parlamentit, protestuesit kërkojnë largimin e kamerave: Bojkotoni mediat
- 12:53 Peleshi kërkon të kalohet në rendin e ditës, deputetët e opozitës bllokojnë foltoren. Pesë minuta pushim