Tjetër padi në Arbitrazh, kompania austriake kërkon 150 mln € nga Shqipëria

15 Prill 2023 | 16:59

Prishja e një marrëveshje mes një kompanie austriake dhe Shqipërisë, rrezikon të çojë vendin tonë në një tjetër përballje në arbitrazh.

Kompania ‘Ivicom holding’ i kërkon qeverisë shqiptare 150 milionë euro dëmshpërblim për prishjen e marrëveshjes për ndërtimin e një centrali elektrik në zonën e Korçës.

Mësohet se javën e kaluar, Ministria e Financave ka kryer një transaksion me vlerë rreth 150 milionë lekë të vjetra në llogarinë e një studio ligjore suedeze, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në përballjen me kompaninë austriake. Gjithashtu është kryer dhe një pagesë prej 500 mijë euro për konsulencë lidhur me mosmarrëveshjen.

Në vitin 2018, kompania me seli në Austri, “Ivicom Holding” i ka paraqitur qeverisë shqiptare projektin për ndërtimin e një centrali në zonën e Zëmblakut, i cili do të përdorte gazin e transportuar nga gazsjellësi TAP për të prodhuar energji elektrike.

Ky projekt, i pranuar nga qeveria shqiptare, synonte ndërtimin e centralit me kapacitet 500 megavat, ndërsa do të punësoheshin rreth 400 persona. Kostoja e investimit do të kapte vlerën prej rreth 350 milionë euro.

Investimi nuk është realizuar, për shkak se Ministria e Mjedisit nuk ka pranuar të jap lejen mjedisore.

Pas këtij vendim, ky projekt nuk gjeti zbatim ç’ka e detyroi kompaninë austrike të kërkoi në Gjykatën e Arbitrazhit të Suedisë një dëmshpërblim prej 150 milionë euro.

Kjo nuk është padia e vetme ndaj qeverisë shqiptare në arbitrazh pasi numërohen edhe disa kompani të tjera si ajo gjermane ‘EMS Shipping’, kompanitë “Dondi dhe Kubota”.

 

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrau 27-vjeçarin pas konfliktit për një lojë kalçeto, ky është autori i shpallur në kërkim (FOTO)

Personi në foto është 39-vjeçari, Sadik Llanaj i shpallur në kërkim këtë të hënë lidhur me vrasjen e 27-vjeçarit, Ardian Baloshi. Llanaj qëlloi për vdekje...
14:07 | 08/06/2026

Vrasja e të riut në Kamëz, gazetarja jep detaje: Ngjarja ndodhi pas një konflikti për një lojë kalçeto

Gazetarja e Euronews Albania, Ledjana Braçja në një lidhje live nga vendi i ngjarjes ka zbuluar detaje të reja lidhur me vrasjen e regjistruar këtë...
13:52 | 08/06/2026

Vrasja në Kamëz, policia jep detaje: Ngjarja ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta. Nuk ka të lënduar të tjerë

Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me vrasjen e regjistruar këtë të hënë në Kamëz ku mbeti viktimë 27-vjeçari Ardian Baloshi....
13:15 | 08/06/2026