“Sa nisa punë”- Historia e trishtë e Çelës: Shefit i bënë atentat, humba dy këmbët

15 Prill 2023 | 18:36

Julian Çela, themeluesi i Kombëtares Shqiptare të futbollit të të amputuarve, rrëfeu në emisionin Real People në Eurnews Albania atentatin e bërë ndaj shefit të tij në vitin 2014, ku ai humbi të dyja këmbët.

Çela thotë se më atë periudhë ai sa ishte martuar dhe kishte përfunduar studimet në degën e Juridikut.

Ai së bashku me familjen u zhvendosën në Tiranë, ku tregu i punës ishte shumë i egër, por mundi të gjente më në fund punë në profesionin e tij në një kompani private. Por ky punësim do të bënte që ai të gjendej në kohën e gabuar dhe në vendin e gabuar duke humbur të dyja këmbët në atentatin që iu bë pronarit të tij.

“Punoja jurist në një firmë sa kisha filluar, ndërkohë që kishin tentuar t’i bënin atentat shefit tim. Unë u diplomova në Shkodër, u ktheva në Tiranë për të gjetur një punë në profilin tim. Normal Tirana e egër dhe shumë e vështirë për të gjetur punë dhe sa gjeta një mundësi thashë se kjo është shkalla që unë do fillloj ngjitjen në karrierën time. Por shikoja që gjërat nuk shkonin mirë dhe nuk po e bëja dot lidhjen. Ishte e çuditshme mënyra si sillej ky pronari im, më thoshte gjithë kohës kur më takonte, “mbyll grilat, mbyll derën” dhe thashë se diçka nuk shkon këtu.

Atij i kishin bërë disa herë atentat dhe në atentatin e fundit isha dhe unë. Dëmtoi atë, por mua më dëmtoi akoma më shumë se më mori të dyja këmbët. Ishte 26 shkurt i vitit 2016. Unë u nisa në punë si zakonisht atë ditë, djali ishte 3 muajsh dhe nuk mund ta përqafoj as atë as gruan”, tha Çela.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:10 | 04/06/2026