Rrëfimi i trishtë i të riut: Pas atentatit i thashë bashkëshortes largohu prej meje
Julian Çela, sot themelues i Kombëtares Shqiptare të futbollit të të amputuarve, rrëfen periudhën e vështirë pas atentatit që ju bë drejtuesit të zyrës ku punonte. Ai mbeti pa të dyja këmbët nga ngjarja, dhe në periudhën e vështirë që kaloi, i kërkoi bashkëshortes të largohej prej tij, pasi nuk do të mund të ishte më i njëjti njeri si më parë.
Por bashkëshortja i qëndroi pranë në momentet më të vështira, duke i dhënë forcën e madhe që ai të fillojë të ecë sërish përmes protezave.
“Unë u nisa në punë dhe djali ka qenë 3 muajsh. Djalin dhe gruan i lashë në gjumë dhe kur ndodhi shpërthimi poashë që kisha humbur të dyja këmbët. Unë jam besimtarë ungjillorë dhe i kërkova zotit të më jepte kohë të jetoja sa të takoja djalin dhe gruan dhe të më merrte në gjirin e tij.
Forcën nuk e gjeta te vetja, por te bashkëshortja. Ka qenë ajo që ka qenë forca ime. Ka qenë një moment që i kam thënë largohu, nuk është juli më ai i dikurshmi. Ka thënë Juli ne e nisëm bashkë këtë rrugëtim dhe do ta vijojmë bashkë deri sa vdekja të na ndajë. Unë po shihja dhimbjen time, u bëra tip nevrik por harravo dhe atë që kishte rënë tavani mbi kokë”, tha ai.
LEXO GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë