Mbajti peng për 1 javë bashkëjetuesen dhe e dhunoi fizikisht, arrestohet 31-vjeçari

Konflikti me armë në Lushnjë
16 Prill 2023 | 11:42

Policia e Tiranës ka arrestuar 31-vjeçarin Gleard Gusholli, i cili ka mbajtur peng për 1 javë bashkëjetuesen e tij dhe e ka dhunuar sistematikisht.

Gjithashtu, janë arrestuar edhe 4 shtetas të tjerë që përkrahën autorin e krimit dhe kryen veprime për të penguar zbulimin e së vërtetës Besmir Nurçellari, Arjan Sheta, Bledi Kateshi dhe Erlind Kateshi.

Pas informacioneve për një shtetas që po mbante me forcë bashkëjetuesen e tij, në banesë, në rrugën “Frosina Plaku”, policia e komisariatit nr 2 kanë organizuar operacionin policor të koduar “Locked”.

Shtetasi Gleard Gusholli i ka hequr lirinë për një javë, bashkëjetueses së tij, të cilën e ka dhunuar vazhdimisht, me sende të forta, në banesë, në rrugën “Frosina Plaku”.

Shtetasit Besmir Nurçellari, Arjan Sheta nuk kanë kallëzuar krimin dhe kanë penguar zbulimin e së vërtetës duke tentuar të fshehin provat, ndërsa shtetasit Bledi Kateshi dhe Erlind Kateshi (vëllezër), kanë përkrahur autorin e krimit, duke e larguar atë nga vendi i ngjarjes.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjete që përdoren për konsumimin e lëndëve narkotike, mbetje të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, që u gjetën në banesën e 31-vjeçarit, si dhe sende të forta me të cilat dyshohet se ai ka dhunuar 28-vjeçaren.

28-vjeçarja ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026