Partitë shqiptare në RMV kundër Minishengenit pa Kosovën
Mospjesëmarrja e Kosovës është arsyeja kryesore pse Minishengeni Ballkanik është i papranueshëm, për partitë shqiptare por edhe biznesin shqiptar ne Maqedonine e Veriut.
Për BDI-në, iniciativa do të ishte e pranueshme vetëm në rast se do të merrnin pjesë të 6-të shtetet e rajonit dhe më tej kjo parti kërkon që në takime të marrin pjesë edhe përfaqësues zyrtarë të BE-së dhe SHBA-së.
Sipas Alternativës, duhet integrim në brendësi të kombit para integrimit ballkanik dhe një nismë rajonale pa Kosovën nuk ka kuptim.
Aleanca për Shqiptarët konsideron se çdo nismë rajonale shkon përmes Kosovës, ndërsa frikësohen se përmes kësaj nisme ku bën pjesë edhe Serbia mund të thellohet ndikimi rus në rajon.
Sipas Lëvizjes Besa, qasja joperfshirëse është e padrejtë dhe nuk garanton jetëgjatësi.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev duke iu pergjigjur reagime të partive shqiptare tha se Kosova mund t’i bashkohet iniciatives, por Kosova dëshiron të ftohet si shtet më vete.
Nga ana tjetër Kosova është pjesë e një problemi të pazgjidhur me Serbinë ku vendet e tjera nuk mund të nderhyjnë.
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 13:39 Autori i 7 rasteve të vjedhjes, vihet në pranga 29-vjeçari në Durrës
- 13:37 Spiropali-Berishës: A do ta çlirosh opozitën? Replikon kryedemokrati: Elisa, pëllumbesha në botën e çudirave
- 13:18 BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
- 13:04 Ngjarje e rëndë në Orikum! Humb jetën 75-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt pasi doli nga deti
- 12:58 Përplasje jashtë Parlamentit, protestuesit kërkojnë largimin e kamerave: Bojkotoni mediat
- 12:53 Peleshi kërkon të kalohet në rendin e ditës, deputetët e opozitës bllokojnë foltoren. Pesë minuta pushim