Veliaj: Në fushatë për të mbjellë pemë, jo sherr
Kryetari i Bashkisë Tiranë dhe njëherë kandidat për bashkinë, Erion Veliaj zhvilloi këtë fillim jave një takim me anëtarët e Partisë Socialiste në njësinë 10 ku shpërndau edhe certifikata mirënjohje për socialistët me kontribut të hershëm.
Në njësinë numër 10 në Tiranë, kryebashkiaku dhe njëherësh kandidati i PS në 14 maj, Erion Veliaj shpërndau certifikata mirënjohje për socialistët me kontribut të hershëm për selinë rozë në këtë njësi.
“Sot fillojmë një traditë që dua ta vazhdojë në të gjitha njësitë. Ju jam vërtetë mirënjohës për kontributin, ju jam vërtetë mirënjohës për ditët e vështira ku të hyje tek ajo selia, sot është bërë modë po ajo selia nuk ishte vendi më i lehtë për të hyrë, identifikoheshe, persekutoheshe, disa herë rriheshe publikisht në sheshin Skënderbej, sot gjërat kanë ndryshuar dhe ky ndryshim erdhi falë asaj sakrifice,” – tha Veliaj.
Përpara socialistëve, Veliaj solli në vëmendje edhe fushatën e çelur disa ditë më parë nga kjo forcë politike për mbjelljen e pemëve.
“Ne kemi edhe një aksion në fushatë për të mbjell pemë jo për të mbjell sherr, për të mbjell gjelbërim jo për të mbjell inat, për të mbjell dashuri jo për të mbjell përçarje dhe unë besoj se në si socialistë gjithmonë do jemi ndryshe,” – deklaroi Veliaj.
Ai pati edhe një koment për kundërshtarët politik.
“Imagjinoni sot është viti 2023, disa prej jush thoshin ne u rritëm, u martuam, u bëmë me fëmijë, u bëmë me nipër e mbesa, u thinjëm dhe akoma duhet të bëjmë betejë me Sali Berishën, nuk e di ca është ky mallkim, por siç do herë nuk do ja përtojmë betejës dhe ambicia jonë është që të fitojmë bindshëm në tiranë në të 27 njësitë e bashkisë së Tiranës për të treguar se ky qytet në asnjë cep të vetin nuk do i kthehet fashizmit, nuk do ti kthehet dhunës,” – tha kryetari i Bashkisë Tiranë.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë