Programi i Arlind Qorit: Ujë falas për qytetarët e Tiranës, do taksojmë oligarkët
Redi Muçi shpalosi për Euronews Albania detaje nga programi i partisë “Lëvizja Bashkë” e cila udhëhiqet nga Arlind Qori dhe në zgjedhjet e 14 majit kandidon vetëm për bashkinë e Tiranës.
Ai tha se do bëhet e mundur që të ketë ujë të pijshëm falas dhe se mënyra për ta bërë këtë është të taksohen oligarkët të cilët kanë disa shtëpi.
“Do devijojmë nga modeli ku 20% e bushetit të bashkisë vjen nga taksa 8% e kullave sepse është e paqendrueshme dhe do duhet të shtrihemi në mënyrë harmonike në periferi. çfarë do bëjmë me këto kulla që për më tepër janë bosh. Aty një person ka 10 apartamente sepse kanë parkuar paratë e krimit dhe të korrupsionit.
Ata zotërinjtë që kanë pronësi 10 apo 15 kulla, për ta duhet të ketë një taksim progresiv të shtëpisë së dytë e të tretë. Do jetë ky modeli i cili do financojë të gjitha propozimet e tjera që kemi ne për të cilat ka nevojë Tirana. Qoftë për shkolla të reja, transportin publik, për planin urbanistik, për hapësirat publike, ujin e pijshëm që është një nga problematikat më të mëdha”,-tha Redi Muçi.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Pse vjen anormaliteti kancerogjen në Tiranë”, Lëvizja Bashkë nxjerr dokumentet
- Programi i Bejkos kundërshton Këlliçin, Spaho: Nuk do ketë autobusa falas por…
- “Situata në PD mund t’i japë shanse Veliajt”, Karabina: Për të ardhur keq
Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”
Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
- 17:32 Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”
- 17:16 Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
- 16:50 Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
- 16:40 Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj
- 16:08 Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
- 15:55 Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik