Programi i Bejkos kundërshton Këlliçin, Spaho: Nuk do ketë autobusa falas por…
Mateo Spaho, pjesë e grupit të punës së kandidatit për kryebashkiak, Roland Bejko, tha në “Now me Erla Mëhillin” se programi i Bejkos nuk do të ketë autobusa falas.
Në këtë formë ai kundërshtoi premtimin e Këlliçit i cili garanton qytetarët se nuk do të paguajnë më për transport.
“Duhet të kemi autobusë cilësorë, duhet të kemi qytetarë që paguajnë biletën, duhet të kemi në çdo linjë vende ku vendoset minutazhi, orari që sot nuk është. Duhet të kemi autobusa me standarde dhe jo që bëjnë aksidente tek tuk se është gjithmonë faji i të tjerëve, asnjëherë nuk e ka pasur fajin ai i autobusit, gjithmonë faji i të tjerëve, kështu që i gjithë koncepti është që Tirana meriton një transport publik dinjitoz, nuk po themi luksoz me linja të reja duke studiuar dhe flukset e qytetarëve,” – u shpreh Spaho.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Tropoja në Sanremo, Azgan Haklaj dhe e bija emocionojnë publikun me vallen shqiptare
Një person bie nga shkëmbi, forcat e kërkim-shpëtimit nisen drejt malit të Gopeshit
Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike
- 23:00 Begaj takohet me homologun polak: Integrimi i Shqipërisë në BE është domosdoshmëri gjeopolitike
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)