“Vetëm të fluturojmë”, Troshku: Zona e Freskut, më stresuesja për ne zjarrfikësit
Zjarrfikësi Marsel Troshku tregoi në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se zona e Freskut është më stresuesja për zjarrfikësit.
Ai u shpreh se ka shumë raste kur merr telefonata të rasteve për zjarr dhe e zë paniku vetëm nga zona ku do të shkojë.
“Një nga zonat që është pak më stresuese është zona e Freskut. Ne stacionin e ri e kemi në Kinostudio. Është një orar te Fresku, te zona ku futesh, nga ora 5 deri në 7, që është e tmerrshme sepse nuk kanë edhe makinat ku të hapin rrugën. Llogarite vetë, gjithë ajo zjarrfikëse e madhe ku do kalojë, vetëm të fluturojë, është e tmerrshme. Ajo është zona më stresuese për ne,” – tregoi Troshku.
Për të tretin vit radhazi personeli ushtarak i regjistruar, zjarrfikësi, piloti i linjës ajrore dhe oficeri i policisë janë katër profesionet më stresuese, sipas raportit vjetor të punëve më stresuese të “CareerCast”.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset