Zjarrfikësi: Dikur as nuk na hapnin rrugën, tani janë ndërgjegjësuar
Zjarrfikësi Marsel Troshku tregoi në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se puna e tyre në përditshmëri lidhet ngushtësisht me stresin, përveç vështirësisë.
Ai solli në vëmendje raste kur as nuk u hapin rrugën kur kishin urgjenca.
“Ne nisemi për një zjarr, nuk e dimë çfarë na pret atje, nuk e dimë kush na ka zënë rrugën, nuk e dimë nga të shtrijmë linjat për të punuar, nuk dimë a ka njerëz. Këto vitet e fundit ka ndryshuar, na e hapin rrugën sa na shohin nga larg, na kanë ndihmuar. Dikur s’e hapnin rrugën fare, nuk iu interesonte; tani është më ndryshe se njerëzit janë ndërgjegjësuar; dikur s’e kanë ditur fare se çfarë është zjarrfikësja,” – u shpreh Troshku.
Për të tretin vit radhazi personeli ushtarak i regjistruar, zjarrfikësi, piloti i linjës ajrore dhe oficeri i policisë janë katër profesionet më stresuese, sipas raportit vjetor të punëve më stresuese të “CareerCast”.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet