Taksisti: Policët punojnë si taksistë, i gjen 24 orë nëpër Tiranë
Taksisti Xhevit Bara tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania, se policët punojnë si taksistë dhe janë të dypunësuar në këtë profil.
Ai u shpreh kundër kësaj gjëje duke theksuar se kjo i heq mundësinë vetë atij për të punuar.
“Policë shteti që punojnë taksi?! 24 orë në ditë. Janë të dhënat, janë gjeneralitetet, targat, të gjitha, por do ta shohim më vonë, por e lëmë këtë temë se nuk e zgjidhim dot,” – u shpreh Bara.
Sipas tij policët nuk duhet të punojnë taksi, sepse edhe taksistët nuk e kanë mundësinë ta bëjnë policinë si punë të dytë.
“S’duhet të punojnë, se s’më lënë mua të punoj. S’më lë njeri te policia pasdite mua,” – tha ai.
Për të tretin vit radhazi, personeli ushtarak i regjistruar, zjarrfikësi, piloti i linjës ajrore dhe oficeri i policisë janë katër profesionet më stresuese, sipas raportit vjetor të punëve më stresuese të “CareerCast”.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 07:58 Anglia “i falet” dopietës së Bellingham dhe mund Meksikën
- 07:57 Haaland shokon Brazilin, Norvegjia kualifikohet në çerekfinale
- 07:54 Rusia bombardon sërish Kievin në prag të samitit të NATO-s, ndërtesa banimi në flakë dhe banorë të evakuuar
- 22:10 Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 22:07 Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje
- 21:50 “Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin