“Më pyesin a kam të dashur”- gazetarja zbulon bisedën e të bijës 10 vjeç me shoqet
Gazetarja Eneida Xhelili tregoi në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se vajza e saj 10-vjeçare i tregon për shoqet që kanë të dashur.
Sipas saj, e bija nuk e pranon një model të tillë duke thënë se është shumë herët për të krijuar një lidhje dashurie. Ndërsa sipas psikologes Denata Toçe, fakti që 10-vjeçarja tregon për të tilla situata, pavarësisht se refuzon, në fakt i pëlqen.
“Diskutojmë se çfarë ndodh në klasë, çfarë flasin shoqja me shoqen, çfarë diskutojnë shoqet e tjera dhe më thotë ‘mami ato kanë filluar të flasin për të dashur’. Franka është 10 e gjysmë, është në klasën e pestë, sepse e kam futur në shkollë 6 vjeç. Ajo e konsideron veten akoma fëmijë dhe menjëherë del nga argumenti,” – tregoi Xhelili.
Debati u hap në një diskutim për puthjen e fëmijëve në buzë që i ndan prindërit në dy grupe: ata që e shohin si krejt normale dhe grupi i dytë, që e kundërshton në mënyrë kategorike një gjest të tillë.
Ekspertët thonë se në moshën 2-3 vjeçare fëmija e percepton veten si të ndarë nga prindërit dhe ata si të veçuar nga njëri-tjetri, si dhe fëmijët nga të rriturit. Kështu në këtë moshë, puthja e fëmijës në buzë mund të sjellë konfuzion.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 07:58 Anglia “i falet” dopietës së Bellingham dhe mund Meksikën
- 07:57 Haaland shokon Brazilin, Norvegjia kualifikohet në çerekfinale
- 07:54 Rusia bombardon sërish Kievin në prag të samitit të NATO-s, ndërtesa banimi në flakë dhe banorë të evakuuar
- 22:10 Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 22:07 Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje
- 21:50 “Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin