Kapen me furgonin plot me lëndë drusore, arrestohen 2 persona në Pogradec

18 Prill 2023 | 13:10

Policia e Pogradecit ka arrestuar dy shtetas të cilët, u kapën në flagrancë me një sasi lënde drusore të prerë ilegalisht nga zona e mbrojtur e pyjeve të fshatit Peshkëpi.

Efektivët e policisë zbuluan gjithashtu një sasi tjetër lënde drusore, të siguruar në kundërshtim me ligjin, të cilën të arrestuarit e kishin fshehur në pyll.

Policia ka sekuestruarlëndën drusore, automjetin me të cilin po transportohej kjo lëndë dhe një motorsharrë që kishte shërbyer për prerjen e saj.

Në pranga kanë përfunduar shtetasit R. K., 39 vjeç dhe S. Sh., 42 vjeç, të dy banues në Pogradec.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Toyota”, me drejtues shtetasin R. K. dhe pasagjer shtetasin S. Sh., dhe gjatë kontrollit të ushtruar në të, kanë gjetur një sasi lënde drusore e dyshuar e prerë nga këta 2 shtetas, në kundërshtim me ligjin, në zonën e mbrojtur të pyjeve të fshatit Peshkëpi.

Në vijim të kontrolleve për këtë rast, në një parcelë të kësaj zone të mbrojtur, u gjet dhe një sasi tjetër lënde drusore, e prerë në kundërshtim me ligjin, nga po këta dy shtetas.

Lënda drusore, së bashku me automjetin me të cilin po transportohej dhe një motorsharrë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026