Koalicioni “Bashkë fitojmë” kërkon në KAS heqjen e logove nga fleta e votimit
18 Prill 2023 |
16:56
Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka paraqitur këtë të martë një kërkesë në KAS ku kërkon heqjen e logove nga fleta e votimit.
Koalicioni kërkon që në fletën e votimit të mos përfshihen emblema apo logo të partive politike apo të koalicioneve në fletën e votimit për kryetarët e bashkisë.
Sipas tyre kjo duhet bërë pasi qytetarët do zgjedhin kryetarin e bashkisë dhe jo kryetarin e ndonjë partie politike dhe se ndryshe nga ç’ndodh në zgjedhjet e përgjithshme kandidatët nuk identifikohen me partinë apo koalicionin që i ka propozuar.
Gjithashtu “Bashkë fitojmë”, thotë se edhe në zgjedhjet e kaluara fleta e votimit për Kryetar Bashkie nuk ka qenë me logo partie apo koalicioni.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian
Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete
Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Pesë automjete janë përplasur mes tyre, përfshirë edhe një...
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet