Mjekja: Pacientët shqiptarë vijnë në stadin e 2-të apo 3-të të sëmundjes së mëlçisë

19 Prill 2023 | 09:26

Mjekja Vigjilenca Demiraj tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se pacientët shqiptarë zakonisht vijnë në stadin e dytë apo të tretë të sëmundjes së mëlçisë.

Bëhet fjalë për stadin fibrozës apo cirozës, ndërkohë që vizita duhet kryer që në stadin e parë të dhjamosjes.

“Ndodh inflamacioni i mëlçisë, por në këtë stad i sëmuri ka një këputje, një lodhje që mund ta ketë sot disa orë, mund ta ketë pas një muaji ose dy muajsh përsëri që e lidh me stresin, punën, lodhjen fizike,” – u shpreh Demiraj.

Mëlçia është një organ shumë sensitiv dhe është thelbësore për tretjen e ushqimit dhe heqjen e substancave toksike nga trupi ynë.

Sëmundja e mëlçisë mund të jetë e trashëguar ose e shkaktuar nga një sërë faktorësh siç janë viruset apo përdorimi i alkoolit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024