Rasti tronditës! Babai do që t’i bëhet eutanazi fëmijës, nëna nuk e pranon dot
Avokatja Nexhmije Beqiri tregoi për “Goodmorning Albanians” në Euronews Albania një rast kur babai do që t’i bëhet eutanazi fëmijës i cili vuan nga një sëmundje e pashërueshme, ndërsa nëna nuk e pranon dot.
Sipas saj të tilla raste janë të vështira për t’u menaxhuar.
“Si mundet të vendosin prindërit për një fëmijë i cili është në gjendje agonie, në një dhimbje të vazhdueshme, të përsëritshme për një kohë të gjatë, të cilët specialistët e mendojnë se nuk ka kthim mbrapa. Kush e ka vendimmarrjen për këtë fëmijë? Me ligj të dy prindërit kanë të drejtën të vendosin për fatin e fëmijës,” – u shpreh Beqiri.
Holanda do të zgjerojë rregulloret e saj për eutanazinë për të përfshirë mundësinë që mjekët të ndihmojnë në vdekjen e fëmijëve me sëmundje terminale të moshës nga një deri në 12 vjeç. Rregullat e reja do të zbatohen për pesë deri në 10 fëmijë në vit që vuajnë në mënyrë të padurueshme nga sëmundja e tyre dhe nuk kanë shpresë për përmirësim.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni