Kryetari i PD në Roskovec kallëzon në SPAK kryetaren e bashkisë
Kryetari i Partisë Demokratike, dega Roskovec, Emels Xhaxhaj ka depozituar kallëzim penal për kryetaren e bashkisë së këtij qyteti, Majlinda Bufin.
Ai e akuzon për abuzimet me tenderat. Pas daljes nga SPAK, Xhaxhaj tha për mediat se tani e pa të arsyeshme të bënte kallëzimin, ndërsa tregoi se abuzimi ka ndodhur në vitin 2021.
Sipas tij prokuroria i ka të gjitha materialet e nevojshme për të marrë si të pandehur Majlinda Bufin, në mënyrë që ajo të japë llogari për taksapaguesit. Xhaxhaj sqaroi se edhe pse Roskoveci është bashkia me taksat më të larta, është dhe bashkia që është në prag të falimentit.
“Janë bërë shkelje në pabarazi në garë, ku kryetarja e bashkisë nuk ka bërë garë të ndershme, por ka zgjedhur si fitues gjithmonë njerëzit e vet që janë pranë bashkisë, që punojnë aty për kryetaren e bashkisë, që bëjnë pazare dhe blejnë vota për kryetaren e bashkisë dhe këto janë tendera preferenciale,” – u shpreh Xhaxhaj.
Ai tregoi se bëhet fjalë për 1 tender 42 milionë lekë të vjetra, një tjetër 200 milionë dhe një tjetër 24 milionë. Këto abuzime janë bërë në “kurriz” të rikonstruksioneve të rrugëve apo shkollave.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet