Alibeaj takohet me shefen e ODIHR: E informova për fushatën dhe shkeljet e qeverisë

19 Prill 2023 | 16:27

Shefja e misionit të vëzhguesve ODIHR për zggjedhjet lokale të 14 majit, Odry Glover u takua këtë të mërkurë me Enkelejd Alibeajn.

Pas takimeve me dy drejtuesit e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Berisha dhe Meta, Glover shkoi në selinë e re të Partisë Demokratike që drejtohet nga Enkelejd Alibeaj për të dëgjuar qëndrimet që ai kishte për fushatën.

Pas takimit, Alibeaj tregoi disa nga temat që diskutojë me shefen e ODIHR, Odry Glover. 

“Për mënyrën se si është zhvilluar deri më tani fushata zgjedhore, i bëra të qarta të gjitha shkeljet e bëra nga qeveria, buxhetin e shtetit të përdorur, tenderin e hapur, aktivistin, administratën që e ka totalisht në funksion të zgjedhjeve, i bëra të qartë edh etë gjitha shkeljet ligjore të bëra nga KQZ”,-tha Enkelejd Alibeaj, kryetar i komanduar i PD.

Alibeaj tha se gjatë takimit me Glover kishte folur edhe për përplasjen e fortë në PD gjatë 2 viteve të fundit.

“Sigurisht i bëra me dije edhe për situatën që është brenda Partisë Demorkatike, e cila nuk është një çështje private por është një çështje publike dhe që reflekton te korrektësia e këtyre zgjedhjeve. Fakti që ne qëndrojmë këtu në seli të marrë me qira, se selia jonë është e zaptuar dhe fakti është se ajo seli që është e Partisë Demokratike frekuentohet nga njerëz që nuk e përfaqësojnë aspak Partinë Demokratike”,-tha Enkelejd Alibeaj, kryetar i komanduar i PD.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026