“Anormale dhe e papranueshme”, Gështenja: Berisha bën thirrje për të mos votuar PD

19 Prill 2023 | 19:32

Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja i ftuar në Euronews Albania tha se shpreson që demokratët të bashkohen së shpejti e të jenë bashkë në zgjedhjet e ardhshme.

Ai e ka cilësuar absurde thirrjen e Sali Berishës për të mos votuar Partinë Demokratike e në vend të saj demokratët të votojnë koalicionin ku bën pjesë Partia e Lirisë. Sipas tij këto thirrje janë njësoj si t’u kërkosh demokratëve që Partia Demokratike të mos ekzistojë më.

“Duhet të shmanget gjuha e urrejtjes apo baltosja mes njëri-tjetrit. Demokratët e lirë e të ndershëm një ditë do jenë bashkë. Jam besimplotë që në zgjedhjet e ardhshme qendrore Partia Demokratike dhe opozita të jenë bashkë.

Të bësh thirrje sot të mos votohet sigla, apo Partia Demokratike dhe kjo nuk është fare normale. Pse sepse të mos votosh partinë demokratike do të thotë të mos ekzistojë më Partia Demokratike dhe e dyta që Partia Demokratike të mos jetë pjesë në zgjedhjet e ardhshme.

Kjo nuk është aspak normale, të thuash mos voto Partinë Demokratike por të votojnë Partinë e Lirisë. Për mua nuk është normale dhe është krejt e papranueshme t’u thuash demokratëve të mos votojnë Partinë Demokratike dhe t’u bësh thirrje të votojnë një parti socialiste. Por gjithsesi kjo do shikohet pas zgjedhjeve”,-tha Lefter Gështenja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023