Ironizon Bushati: Mos u çuditni, pas 1 jave Berisha do quhet Alush Alushi
Analisti Andi Bushati ironizoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e KAS për të mos lejuar emrin e Sali Berishës si drejtues i koalicionit “Bashkë fitojmë”.
Bushati u shpreh se vendimi është diktuar Edi Rama të gjithë fushatën e ka ndërtuar kundër Metës dhe Berishës, por në letër do të ketë përballë një opozitë që e cakton ai.
“Mos u çuditni që pas një jave do marrë Rama vendim që Sali Berishën ta quajnë Alush Alushi se nuk e do Amerika me këtë emër dhe do ta regjistrojmë në gjendje civile me tjetër emër. Jemi në pikën që kemi opozitën kryesore të vendit që t’i thonë ti s’je opozitës, e cakton Edi Rama kush është opozitë. Rama e ka gjithë fushatën kundër Saliut dhe Metës ndërsa në letër ka vendosur të mos ketë këta por një tjetër, në mënyrë që opozitës reale mos t’i i japë paratë, komisionerët, kohën mediatike. Të gjitha palët hyjnë kot në këto zgjedhje, se janë të manipuluara nga një njëri i vetëm”, tha Bushati.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet