Jonila Godole: Në PD-në zyrtare ka lindur një filiz i ri, s’duhet ta shtypim

20 Prill 2023 | 21:40

Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Jonila Godole tha në emisionin Now në Euronews Albania se PD zyrtare është shpresa e vetme për të larguar kastën e vjetër politikke, Rama, Meta, Berisha.

Godole u shpreh se ajo që shumëkush mund ta quajë opozita e Berishës nuk është opozita reale dhe nuk do të vijë në pushtet, edhe pse mund të ketë numrat.

Sipas saj,  Rama, Berisha dhe Meta duhet të largohen, pasi janë njerëz që mbajnë peng jo vetëm Shqipërinë, por edhe opozitën e vërtetë, që siç tha është partia më e madhe sot.

“Në këto gërmadha mund të lindë një opozitë reale, këta nuk janë opozita, ata mbajnë në këmbë një regjim. Që të tre këta, Rama, Meta, Berisha duhet të largoheshin nga skena politike. Mbase opozita e vërtetë, them se ka lindur te PD zyrtare, një filiz që mund të marrë të gjithë atë pjesë të partisë së jovotuesve”, tha Godole.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026