Fotoja e largimit të vrasësit të Nikulaj, shpresë për gjurmë gishtash
Euronews Albania ka mësuar detaje të reja në lidhje me atetentatin mafioz, ku u vra brenda lokalit të tij biznesmeni i njohur në Shëngjin, Ardian Nikulaj.
Mësohet se autori i cili shkrepi 7 plumba në drejtim në Nikulaj, nuk ishte i pajisur nga njëra dorë me dorashkë, çka po bën që grupi hetimor të shpresojë për gjetjen e një gjurme gishtash.
Euronews ka mundur të sigurojë dhe një foto të autorit në momentin e largimit drejt Shkodrës.
Autori shihet me skafandër, maskë, dhe mban në trup një jelek fosforeshent.
Ardian Nikulaj u vra me armë zjarri të mërkurën në biznesin e tij në Shëngjin. Ngjarja ndodhi në lokalin “Coral” në pedonale të Shëngjinit, që është në pronësi të viktimës.
Prej 2019-ës ishte anëtar i Këshillit Bashkiak të Lezhës dhe rikandidonte sërish për në këshill në zgjedhjet e 14 Majit. Prokuroria po heton të paktën në dy pista; Hasmëria me fisin Palaj pasi në vitin 1999, Ardian Nikulajt i kanë vrarë vëllanë dhe disa vite më pas nga Palajt janë vrarë dy anëtarë të familjes.
Policia ka kryer kontrolle në 3 banesat e familjes Palaj në Lezhë, por askush nuk është gjetur pasi siç behet e ditur nga fqinjet anëtarët e kësaj familje ndodhen jashtë vendit prej disa vitesh. Por nuk përjashtohen as pistat e konflikteve në biznes, apo për shkak të angazhimit të tij në politik.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5