Fitër Bajrami në Kosovë dhe RMV, besimtarët festojnë pas muajit të Ramazanit
Besimtarët myslimanë në Kosovë festojnë këtë të premte Fitër Bajramin, festë kjo që pason Muajin e shenjtë të Ramazanit, gjatë të cilit myslimanë agjëruan në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.
Ceremonia u zhvillua në Xhaminë e Madhe të Prishtinës “Sulltan Mehmet Fati”.
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, pasi ka uruar besimtarët për këtë festë ka bërë thirrje për unitet.
“Në këtë mëngjes të bukur jemi mbledhur në xhamitë tona për të festuar Fitër Bajramin, festë që bartë harenë, gëzimin në zemrat e besimtarit. Të gjithë besimtarë urojnë e gëzojnë, ngase për një muaj kanë zbatuar urdhrin e Zotit për agjërim. Ramazanin po e përcjellim me krenari e me familje tona po e përcjellim Fitër Bajramin. Fitër Bajrami është festa më popullore që presin gjithë grupmoshat”,-tha Naim Tërnava, myftiu i Kosovës.
Kjo festë pason muajin e Ramazanit, i cili filloi më 23 mars dhe u përmbyll më 20 prill.
Edhe në Maqedoninë e Veriut besimtarët myslimanë kryen faljen e namazit në të gjitha xhamitë e vendit.
Falja qendrore e Bajramit u zhvillua në Xhaminë e Mustafa Pashës në Shkup,. Kreu i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetai dha mesazhet e dashamirësisë.
“Gjatë tërë muajit të Ramazanit, besimtarët lidhën zemrat njëri me tjetrin, afruan dhe u pajtuan në mes tyre, në emër të Allahut fuqiplotë dhe lëshuan ndjenjën e paqes, tolerancës, solidaritetin dhe lutjen për vetveten e tyre, për familjet e tyre dhe për të gjithë njerëzit në përgjithësi”,-tha Reis Shaqir Fetahu, kryetar i BFI në RMV
Fitër Bajrami vjen pas pas përfundimit të Muajit të Ramazanit. Sakrifica e etjes dhe urisë sipas tyre ka të bëjë edhe me ballafaqimin e realitetit të të varfërve, të cilëve u dhurojnë zekatin e fitrit. Traditë në festën e Fitër Bajramit janë vizitat nëpër familje mes të afërmve dhe miqve.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut