Rriten pagat e pedagogëve, 20% mundësohet nga buxheti i shtetit
Pagat e pedagogëve do të rriten me 30%, duke filluar që nga data 1 prill. Lajmin e ka bërë të ditur ministria Kushi në rrjetet sociale.
Kufiri minimal i pagave do të jetë 20% nga buxheti i shtetit dhe 30%, do të jenë vetë universitetet të cilat në varësi të të ardhurave do ta çojnë më tej këtë kufi.
“Me këtë vendim ne konfirmojmë edhe një herë angazhimin tonë për mbështetjen e vazhdueshme të pedagogëve, mbështetje e cila nisi që vitin e kaluar, me rritjen 15% të pagës në muajin shtator”, tha ministrja e Arsimit, Evis Kushi.
Rritja e pagave ishte vendosur të rriteshin vitin që vjen. Me herët pedagogët kanë pasur një rritje page me 15%. Ata vitin që lamë pas, ata mbajtën disa protesta ku kërkonin rritje me 50% brenda dy viteve.
LEXONI GJITHASHTU:
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës