Premtimi i Ramës: Ja kur do të sjellim garat e Formula 1 në Elbasan!

23 Prill 2023 | 11:37

Kryeministri Edi Rama vijon fushatën e tij në Elbasan. Këtë të diel ai u mblodh me qytetarët duke kërcyer këngën e fushatës e duke e kthyer kështu një trend këtë formë të hapjes së takimeve.

Gjatë fjalës së tij Rama premtoi se brenda vitit 2030 do të sjellin garat e Formula 1 në Elbasan.

“Ashtu siç askush nuk e ka imagjinuar që ne në Shqipëri do të sillnim një finale të Kupave të Evropës dhe e sollëm, mbajeni mend që ne do të sjellim Grand Premier të Formula 1 në Elbasan brenda vitit 2030, që do të thotë kulmin e një industrie komplet të re dhe komplet tjetër të sportit, që lidhet me 1 mijë gjëra të tjera dhe të gjitha gjërat lidhen pastaj me ekonominë,” – u shpreh Rama.

Kryeministri shtoi se këtë fushatë elektorale kanë zgjedhur të lënë pas pemë të mbjella dhe gjelbërim e jo pisllëk me postera të hedhur në rrugë.

“Kemi vendos që t’i shkurtojmë shpenzimet tona elektorale dhe një pjesë të tyre t’ia lëmë qyteteve dhe nga fushata të mos ngelet pas pisllëku i posterave që i merr era rrugëve, apo rripen nëpër mure ndër vite, por të mbetet mbrapa më shumë gjelbërim, më shumë mirësi dhe mbarësi,” – tha Rama.

Ndërsa prezantoi kandidatin e PS-së, Gledian Llatjën, kryeministri sulmoi edhe kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Elbasan, Luçiano Boçin, të cilin e krahasoi me Lulzim Bashën, por tha se ai është edhe më bosh.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026