Koncert klasik në Lezhë, aktiviteti nga nxënësit e shkollës “Besëlidhja”

23 Prill 2023 | 19:53

E shtuna ka rezervuar për artdashësit lezhjanë një koncert muzikor të shumëpritur.

Për herë të parë në qytet u zhvillua një koncert klasik me protagonistë 5 instrumentistë nga shkolla e muzikës, shoqëruar nga një ansambël profesionistësh.

Klasikët n’lissus” ishte i pari koncert i këtij formati në Lezhë me muzikën e kultivuar në një sfidë të madhe që sollën Nikolas Gjoni, Sonila Bushi, Melisa Figuri, Armelinda Dida dhe Fabio Markolaj të shoqëruar nga Ansambli i Harqeve “Musica nova”

Një koktejl artistik, për të cilin artdashësit e shumtë në numër duket se kishin “etje”.

Ky ishte një organizim i mësuesve dhe nxënësve të klasave të muzikës në shkollën “Besëlidhja”, që u mbështet nga Ministria e Kulturës.

Koncerti synon që krahas promovimit të talenteve të reja, të nxisë edhe rritjen cilësore të aktiviteteve kulturore në qytet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026