Pjesë e grupit kriminal të drogës në Tiranë, arrestohet në Rinas Arlinda Rama
Është arrestuar në Rinas, sapo u fut në territorin shqiptar, Arlinda Rama.
Kjo e fundit ishte shpallur në kërkim nga sektori i narkotikëve në Policinë e Tiranës si pjesë e një grupi kriminal që shpërndante dhe shiste lëndë narkotike në afërsi të shkollave dhe lokaleve të natës.
E reja ishte pjesë e operacionit të koduar ‘Harta’, ndërsa në kërkim vijojnë të jenë dhe 3 persona të tjerë.
Gjatë operacionit të zhvilluar në Tiranë më 22 mars, u goditën dy grupe kriminale që shpërndanin kanabis, heroinë dhe kokainë në pjesë të ndryshme të kryeqytetit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 kilogramë e 120 gramë kokainë, 300 doza kanabis, 130 doza heroinë, shuma parash rreth 5 miljonë lekë të vjetra, 1700 euro, 11 automjete dhe 29 aparate celulare.
Nga hetimet ka rezuluar se anëtarët e grupit në bashkëpunim me njëri-tjetrin vepronin të ndarë në grupe të vogla dhe shpërndanin lëndë narkotike në zona të ndryshme të Tiranës dhe Kamzës, afër shkollave, lokaleve të natës e ambienteve të tjera të frekuentuara nga të rinjtë.
LEXO GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet