“Shqipëria me rritje ekonomike”, Banka Botërore: Të dytët pas Malit të Zi

25 Prill 2023 | 16:13

Banka Botërore vlerëson se ekonomia e Shqipërisë ka vijuar rritjen, duke e renditur e dyta në rajon, pas Malit të Zi.

Ndër 6 vendet e Ballkanit perëndimor, Shqipëria rezulton një nga shtetet me rritjen ekonomike më të shpejtë. Raporti më i fundit i Bankës Botërore evidenton se gjatë viti 2022 vendi ynë  ka shënuar një rritje të Prodhimit të brendshëm bruto me 4.8%, duke u renditur të dytët  në rajon pas Malit të Zi me 6.1%.

Sipas të dhënave, ekonomitë e të 6-ta vendet e rajonit, pas pandemisë kanë shënuar rritje, ndonëse në nivele të ndryshme.

Në raport evidentohet ndër të tjera edhe punësimi për të rinjtë, fushë në të cilën Shqipëria rezulton të ketë bërë progres.

56.3 % e të rinjve rezultojnë të punësuar, ndërsa në të gjithë rajonin shkalla e punësimit të të rinjve është 47%.  Rritjet më të mëdha vjetore u regjistruan në Shqipëri dhe Mal të Zi me përkatësisht 2.7 dhe 7.9 për qind.

Banka botërore vlerëson se progres është bërë edhe në sektorin e turizmit, dhe konkretisht atë të hotelerisë duke tejkaluar edhe nivelet e para pandemisë në vend.

“Në vitin 2022, turizmi, krahasuar me numrin e netëve të kaluara nga jorezidentët, është rikuperuar plotësisht dhe ka tejkaluar nivelin e vitit 2019 në Shqipëri, por edhe në Kosovë dhe Serbi” evidentohet në raport. 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë pranë urës së Milotit gjatë natës, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Traumës (VIDEO)

Një aksident rrugor është regjistruar rreth mesnatës së të mërkurës pranë urës së Milotit, në superstradën Laç-Lezhë. Në përplasje janë përfshirë dy automjete, një tip...
11:11 | 25/06/2026

Rama poston fotot e dy protestueseve: Përfitues që shpërndajnë helmin e një urrejtjeje ndotëse për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka reaguar sërish në rrjetet sociale teksa ka folur për protestuesit. Rama shkruan se nuk merret me protestuesit por...
11:06 | 25/06/2026

Helmimi i 60 studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia: Është ngritur grupi hetimor, pritet përgjigjja e analizave

Një grup prej 60 kursantësh të Kolegjit Profesional të Formimit Policor në Akademinë e Sigurisë janë dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore në Repartin Infektiv...
11:03 | 25/06/2026