Horoskopi për muajin maj, ja shenjat më me fat

25 Prill 2023 | 18:42

Astrologu Jorgo Pulla tregoi në një intervistë për Euronews Albania ecurinë e shenjave të horoskopit gjatë muajit maj.

Dashi do të ketë shumë marrëdhënie të mira në punë, mundësi shumë të mira do të jenë të lidhura me ekonominë.

Demi do të ketë një muaj të mbarë, çdo aspekt do të jetë i frytshëm, ndërsa pritet dhe një rritje në detyrë.

Binjakët do të kenë sukses në komunikim, problemet që kanë hasur do të zgjidhen në 10 ditëshin e parë.

Gaforrja do të përballet me biseda të rëndësishme ekonomike dhe do të jetë sy e vesh për të zgjidhur çështje të rëndësishme të pazgjidhura më parë.

Luani ka mundësi që këtë muaj të zgjidhë konfliktet e vjetra. 15 ditshi i parë i muajit do të ketë mundësi shumë pozitive dhe do të jetë i mbushur me energji të mirë.

Virgjëresha duhet të përmblidhet nga ana financiare dhe të mos bëjnë ndryshime të rëndësishme.

Peshorja i jep rëndësi momentit dhe në këtë muaj do të zgjidhë çështje ligjore të rëndësishme.

Akrepi duhet të kthejë kokën pas edhe të rregullojnë gjërat. Një këshillë që duhet ta kenë parasysh këtë muaj është të mos shpenzojnë shumë.

Shigjetari ka fokusin kryesor te ekonomia. Ka mundësi të mira për kontrata të rëndësishme në punë.

Bricjapët duhet të rregullojnë gjëra në lidhje me punën sa e kanë mundësinë këtë muaj. 10 ditshi i pari dhe i tretë i muajit mund të ketë rrezik. Kujdes me ligjin!

Ujori do të bëjë blerje të rëndësishme dhe do të ketë përfitime kolosale këtë muaj.

Peshqit nuk duhet të marrin asnjë vendim në 6 ditët e para të muajit maj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024