Fshehu në valixhe një armë të larë me flori, 28-vjeçarja kapet në aeroport

25 Prill 2023 | 18:59

Një 28-vjeçare, e cila nuk është identifikuar, mbërriti në Sydney nga Los Angeles me një armë zjarri për të cilën nuk kishte leje. për këtë arsye ajo rrezikon të dënohet me 10 vite burg.

Fotot e publikuara nga Forca Kufitare Australiane (ABF) treguan një skanim në aeroport të bagazhit të gruas, duke zbuluar armën e zjarrit brenda çantës së saj. Një foto e dytë tregonte pistoletën pas hapjes së çantës, ku duket arma e saj e larë me ar.

Në një deklaratë, një zyrtar i ABF tha se teknologjia e sofistikuar e zbulimit kishte ndihmuar në ndalimin e një arme të rrezikshme nga hyrja në vend.

Zyrtarët thanë se gruaja 28-vjeçare u akuzua dhe doli përpara Gjykatës Lokale të Downing Center të hënën, ku mori lirimin me kusht.

Ajo gjithashtu mund të përballet me anulimin e vizës dhe largimin nga Australia, në pritje të rezultatit të procesit gjyqësor.

Pasagjerët e linjës ajrore në fluturimet e brendshme në SHBA mund të udhëtojnë me armë zjarri në një çantë të kontrolluar kur ato shkarkohen dhe mbyllen në një kuti. Udhëtarët duhet gjithashtu janë të detyruar t’u tregojnë përfaqësuesve të linjës ajrore se ata synojnë të udhëtojnë me armë gjatë kontrollit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026