Vladimir Caridha, 4 dekada që ushtron artin e skulpturës në Elbasan

25 Prill 2023 | 16:59

Në qytetin e Elbasanit një sërë veprash arti mbajnë emrin e tij. Bëhet fjalë për Vladimir Caridhën, i cili i ka kushtuar skulpturës gjithë jetën e tij, ndërsa prej 40 vitesh kujdeset profesionalisht për të dhe edukimin artistik të brezave të rinj.

Pasioni i tij për skulpturën ka nisur që në moshë mjaft të vogël. Caridha shpjegon për Euronews Albania se si nisi dëshira e tij për t’u bërë skulptor.

“Që fëmijë, fëmija vetë kupton o ka zërin o reciton, ose riprodhon në vizatim dhe këtu fillon, dhe prindërit kanë qenë aq të kulturuar sa më kanë shtyrë me këtë aftësinë drejtë linjës për t’u aftësuar më tej,” – tha ai.

Edhe pse ka një numër të madh punësh në atelienë e tij, më të preferuarat janë ato ku imagjinata ndërthuret fort me personazhin.

“Skulptura është e vështirë domethënë me fizik ka shumë mund sidomos gdhendjet, por e vështira është në zgjidhjen e konceptimin e asaj që do të bësh,” – tregoi Caridha.

Sipas tij numri i nxënësve për artin e skulpturës është varfëruar, kjo si pasojë e largimit të tyre drejtë shkollave jashtë vendit.

“Një vizatues I kohës time ka qenë shumë mbrapa krahas një vizatuesi që është sot, marrim nivelin e mirë të kësaj, por puna me nxënësit sikur ka rënë cik, ka rënë shumë është tërësi kjo gjë. Ideja është që të iki jashtë sa të shkollohem këtu më mirë po shkollohem në Itali dhe vende tjera. Unë di shumë nxënës që mbarojnë të mesmen këtu dhe presin që të ikin nëpër shkolla të fuqishme. Është defekt,” – tha Caridha.

Së fundmi ai është duke punuar me portrete personazhesh që do të përdoren në skenën e teatrit të kukullave në Elbasan. Pasionin e tij për skulpturën Vladimir Caridha do t’ua kaloje fëmijëve, edhe pse sot ai është fanatik në ruajtjen dhe kujdesin ndaj tyre.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në fshatin Zgjanë të Lushnjes, ku specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), në bashkëpunim me Departamentin...
10:53 | 04/06/2026

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026