Varg shkarkimesh tek Bayern, Bordi kërcënon drejtuesit dhe trajnerin
Bayerni ndodhet në prag të një dështimi të plotë sa i përket sezonit aktual të futbollit. Bavarezët tashmë të eliminuar nga Champions League dhe Kupa e Gjermanisë, kanë humbur dhe kreun në kampionat. Situata e tillë ka bërë që bordi drejtues të nisë kërcënimet ndaj trajnerit Thomas Tuchel si dhe dyshes Kahn-Salihamidzic, konkretisht Shef Ekzekutiv dhe Drejtori sportive.
Sipas informacioneve që qarkullojnë në mediat gjermane, afati i vendosur është 1 muaj, pasi më 22 maj do të mblidhet bordi nga ku do të merren disa vendime, mes tyre dhe ato të sipërpërmendura. Ish-portieri Oliver Kahn mban detyrën e Shefit Ekzekutiv që prej vitit 2021, ndërsa Salihamidzic është drejtori sportive i kësaj skuadre nga viti 2017, ndërsa të dy janë më të rrezikuarit për tu’ prekur nga vendimet.
Largimi i Julian Nagelsmann ka shkaktuar një rënie të lirë për bavarezët, ku dështuan ndaj Manchester Cityt duke u mposhtur në Angli dhe më pas barazuan në shtëpi. Freiburg i eliminoi nga Kupa, ndërsa Mainz i mposhti në kampionat. Të gjitha këto rezultate negative të njëpasnjëshme nuk janë pritur mirë, ndërsa nuk do të ketë më tolerime.
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet